MENU
klinika

Shqetësues numri i lartë i vdekjeve

Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

18.09.2021 - 10:38

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me Covid-19.

Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve. Vetëm gjatë ditës së premte 19 pacientë humbën jetën nga ky virus, teksa u regjistruan vetëm 279 raste të reja. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat