MENU
klinika

"Administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha nga Trump"

Grenell: Ballkani meriton një president amerikan që mendon për të

17.09.2021 - 10:04

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që u kushton vëmendje atyre.

Në video mesazhin, i cili përfshin fotografi nga takimet që Grenell pati me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Grenell kujton se presidenti Trump solli “krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës në Zyrën Ovale në shtator të 2020-ës”.

Sipas tij u nënshkrua një marrëveshje historike ekonomike, por që administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha atyre nga Trump”.

Grenell shkroi në Tëitter se dështimi i madh i ekipit të presidentit aktual Biden është se ai neglizhoi rezultatet e arritura nga administrata Trump në Ballkan.