MENU
klinika

"Të heqë vizat për qytetarët tanë"

Konjufca: BE të tejkalojë dallimet brenda vetes

25.09.2021 - 09:22

Në kuadër të takimit të 10-të të kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për Zgjerimin, që po mbahet në Budapest të Hungarisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kryekuvendari Konjufca dhe zyrtari i lartë i BE-së diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Konjufca rikonfirmoi se perspektiva e integrimit evropian mbetet një objektiv i fortë strategjik i Kosovës dhe shtoi se Prishtina zyrtare ka bërë hapa konkret në përmbushjen e kritereve për të ecur më shpejt në këtë rrugë. Gjithashtu kryekuvendari Konjufca shprehu shqetësimin që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta për të lëvizur lirshëm në Zonën Shengen.

“BE-ja duhet të tejkalojë dallimet brenda vetes dhe të marrë vendimin e duhur, duke hequr sa më parë vizat për qytetarët tanë“, theksoi kryekuvendari Konjufca.​

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat