MENU
klinika

Tensionet në veri të Kosovës/ "Zgjidhja e vetme është…"

Kryekomisionerja von der Leyen mesazh të qartë nga Prishtina

29.09.2021 - 12:48

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor është ndalur ditën e sotme në Kosovë, ku ka dhënë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Albin Kurti.

Në fjalën e saj von der Leyen u ndal te zhvillimet e tensionuara në Veri, ku sipas saj zgjidhja e vetme është dialogu në Bruksel.

“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale, është me rëndësi që të sh’tensiohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE, që është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale. Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rendësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi”, ka thënë Von Der Leyen.

Gjithashtu kryekomisionerja von der Leyen u ndal dhe te ndihma që Bashkimi Europian ka dhënë për Kosovën si në aspektin e sigurimit të vaksinave ashtu dhe në projektin e rimëkëmbjes ekonomike post pandemisë.

Von der Leyen e vuri theksin dhe te avancimi i projektit të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit drejt një tregu të përbashkët të ngjashëm me atë të vetë Bashkimit Evropian.

“Proritetet tona janë të përbashkëta ne duam të vijojmë procesin e vaksinimit dhe duam të ndihmojmë në rimëkëmbjen ekonomike. Vaksinimi është me rëndësi. Është me rëndësi që këto vaksina të përdoren në mbrojtje të qytetarëve.

Nuk duam që kjo të kthehet tashmë në një pandemi të të pavaksinuarve. Për sa i përket rimëkëmbjes, BE-ja ka dhënë 2.3 miliardë euro për të mbështetur rajonin, Kosova ka marrë 163 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes së pandemisë.

Duke patur këtë pasarsysh, mos të lëmë mënjanë dhe ndihmat e tjera ekonomike dhe projektet zhvillimore. Për sa i përket planit për zhvillimin ekonomik në rajon, ne kemi bërë ndarjen e fondeve dhe planin duhet ta bëni ju në mënyrë që të shfrytëzojmë sa më shumë nga 20 miliardë investime. Kështu t‘i bashkojmë forcat. Desha të falenderoj ju për listën e gjatë të projekteve. Më lejoni të ndalem në dy projekte. E para është në “Autostradën e paqes” dhe e dyta në “Hekurudhën 10”. Është me rëndësi që të mbështetet integrimi ekonomik i vendeve të rajonit drejt një tregu të përbashkët”, u shpreh von der Leyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat