MENU
klinika

“Biden nuk përmendi dialogun Kosovë-Serbi në OKB”

Richard Grenell: Shtëpia e Bardhë nuk e ka përparësi Ballkanin

21.09.2021 - 18:11

Ambasadori Richard Grenell ka reaguar pas fjalimit të Presidentit Joe Biden në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Grenell shprehet se Biden nuk përmendi dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tij, kjo tregon se çështja e Kosovës dhe Ballkani nuk janë një përparësi për administratën e presidentit amerikan.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është një përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”, shprehet ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti fjalimin e tij të parë në sallën e Kombeve të Bashkuara duke trajtuar problemet qendrore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota, përfishirë pandeminë COVID-19, klimën, konfliktet botërore, gjendjen në Afganistan, çështjet madhore diplomatike dhe luftën kundër korrupsionit.

Presidenti Biden e hapi fjalën e tij me sfidën që përbën pandemia e COVID-19 ës për botën dhe u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të OKB-së, që të adresojnë ndryshimet klimatike.

“E ardhmja jonë e përbashkët do të varet tek aftësia jonë për të njohur humanizmin tonë të përbashkët dhe për të vepruar së bashku”, tha zoti Biden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Cila është zgjidhja për Kosovën?

Java e ardhshme vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi

"Administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha nga Trump"

Grenell: Ballkani meriton një president amerikan që mendon për të


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat