MENU
klinika

"Kapërceni tensionet"

Situata në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, Meta thirrje dy vendeve

22.09.2021 - 11:10

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë, pasi qeveria vendosi që mos të lejonte makinat me targa serbe që të hyjin në vend.

Për Metën ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme me Serbinë.

Kreu i shtetit shkruan se të dyja vendet duhet të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë me dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat