MENU
klinika

Kosova lehtëson masat

Të hënën nis shkolla me mësim në klasa

25.09.2021 - 09:21

Përmirësimi i situatës epidemiologjike në Kosovë ka bërë që menjëherë ekzekutivi të bëjë lehtësimin e masave anti-covid. Nga data 27 shtator, nxënësit do të fillojnë vitin e ri shkollor me prezencë fizike dhe do të rihapen kopshtet.

Në këtë situatë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të ketë ndihmuar vaksinimi i popullatës, për ç’ka Kosova tha të jetë e dyta në Ballkanin Perëndimor. Në të gjitha bizneset ku stafi ka punë me klientë nuk do të mund të hyjnë asnjëra palë pa dëshminë e vaksinës.

Pa vaksinë qytetarët nuk do të mund të hyjnë as në ambiente ku zhvillohen aktivitetet sportive garuese. Vitia bëri thirrje për respektim të masave gjatë fushatës politike, ndërsa nuk tregoi se kur do ta lë postin e ministrit për të vazhduar me fushatë si kandidat për të parin e Prishtinës.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat