MENU
klinika

Dje braktisi sallën

Vazhdon sot seanca ndaj Salih Mustafës

21.09.2021 - 09:05

Vijon edhe sot procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Mediat kosovare raportojnë se seanca do të nisë në orën 09:30

Në seancën e djeshme ai ka lënë sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.

Ky veprim i tij është arsyetuar nga mbrojtësi i tij dhe është aprovuar edhe nga trupi gjykues, por kryetarja e panelit që po e gjykon Mustafën ka thënë se është e nevojshme që në seancën e sotme ai të jetë prezent.