MENU
klinika

Pikat kufitare, tre ditë të bllokuara

Vendimi i Kosovës, serbët vijojnë protestat!

22.09.2021 - 10:18

Për të tretën ditë radhazi pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës  në Jarinjë dhe në Bërnjak vijojnë të jenë të bllokuara. Protestuesit serbë vazhdojnë të protestëjnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave, që nuk i njeh më targat e Serbisë në Kosovë, asht sikurse në Serbi nuk njihen targat e Kosovës.

Që prej ditës së djeshme njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë shkuar në kufi dhe qëndrojnë në gatishmëri, megjithëse situate sipas mediave në Kosovë aktalisht paraqitet e qetë.

Raportohet se numri i protestuesve serbë gjatë natës është zvogëluar edhe për shkak të temperaturave të ulëta, megjithatë një numër i tyre ka qëndruar aty edhe mbrëmë, ashtu si një natë më herët, rreth një zjarri që kanë ndezur. Mbrëmë, ndryshe nga nata e parë, protestuesit nuk kanë bërë thirrje dhe as nuk kanë kënduar këngë nacionaliste.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat