MENU
klinika

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi në krah të tij

Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e Fundvitit?

30.10.2021 - 07:34

Herën e fundit, Festivali i RTSH-së, edicioni i 58-të, u organizua nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ishte një ndër festivalet më të komentuara, që shkaktoi shumë debate e polemika.

Ndërkohë, edhe pse është ende herët, përflitet se këtë fundvit, festivalin do ta organizojë Ardit Gjebrea. Prej më shumë se 20 vitesh producent i festivalit “Kënga Magjike”, Arditit thuhet se i është besuar ky produksion, ndonëse ai vetë nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në një video të këngëtares Jonida Maliqi, ajo tregoi se ishte në shoqërinë e Arditit, dhe moderatores Bora Zemani, duke diskutuar së bashku. Ndaj, mbase prezantimi do t’i besohet dy vajzave, dhe takimi ka qenë pikërisht për këtë bashkëpunim mes tyre.

Borën prej disa sezonesh tanimë, e kemi parë në “Për’puthen”, të cilin e drejton edhe aktualisht. Nga ana tjetër Jonida, sapo ka nisur sezonin e ri të emisionit të saj “Jonida’s Room”.

Ndonëse treshja nuk ka konfirmuar ende asgjë, në mediat rozë nuk është përfolur asnjë emër tjetër veç tyre, ende. Ndaj, na mbetet të presim e të zbulojmë emrat e organizatorëve të festivalit të rëndësishëm, që çdo fundvit, krahas nxjerrjes së emrit të këngëtarit që na përfaqëson në “Eurovision”, zakonisht shoqërohet me shumë polemika!