18.10.2021 - 10:09
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë.
Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni vazhdon të kryesojë, teksa ndiqet nga kandidati i Vetëvendosjes Shpëjtim Bulliqi.
Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani?
Ai ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.
Por si duket parashikimet e Hasanit nuk kanë dalë pasi ai deri tani sipas KQZ-së ka arritur të marrë vetëm 44 vota.