Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për herë të parë në takimi e tij me presidentin amerikan Joe Biden për çështjen delikate të nëndetëseve bërthamore të Australisë.
Ndërsa Biden qëndronte i ulur pranë tij, Macron foli me gazetarët ë frëngjisht. Macron diskutoi koordinimin në luftën kundër terrorizmit me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.
“Gjatë javëve të fundit, presidenti Biden mori disa vendime themelore nga të cilat përfitonin ushtritë tona, dhe këto janë shumë, ky është mishërimi i mbështetjes… Më pas ne pranuam disa marrëveshje dypalëshe për eksportet e armatimit, sektorin bërthamor, industria hapësinore dhe sigurisht teknologjia më e avancuar”, tha Macron, i cili u përkthye në anglisht.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet kryesore ndërkombëtare – ndryshimi i klimës, sektori digjital, shëndetësia – të cilat do të jenë në agjendën e G20 dhe ne gjithashtu do të përmirësojmë diskutimet tona mbi kontrollin e armëve, i cili mbetet një çështje kyçe. ”, tha ai.
“Me pak fjalë, kjo ishte ajo që ishte në qendër të punës sonë gjatë javëve të fundit, por ne do të diskutojmë sot për këto vendime shumë konkrete që po merren për të mbështetur disa iniciativa, disa nisma të përbashkëta, veprime të përbashkëta për të gjithë për këto çështje, dhe për mua, ky është fillimi i procesit të besimit, të cilin ne po e ndërtojmë së bashku”, tha Macron.
Kurse Biden duke iu referuar tensioneve Francë-SHBA e pranoi që vendi i tij u tregua disi i “ngathët.”
“Ajo që bëmë ishte e ngathët. Nuk u bë me shumë hir. Unë kisha përshtypjen se disa gjëra kishin ndodhur kur në fakt nuk kishin ndodhur,” u tha ai gazetarëve të premten.
“Franca është një partner jashtëzakonisht, jashtëzakonisht i vlefshëm. Jashtëzakonisht i rëndësishëm.”
Biden tha gjithashtu se ai mendonte se “Franca ishte informuar shumë kohë më parë” për marrëveshjen.
“Ju betohem në Zot që nuk e dija.”