MENU
klinika

Aborti, armët, feja..

Çështje madhore para Gjykatës së Lartë në mandatin e ri

03.10.2021 - 18:33

E ardhmja e të drejtës së abortit është në duart e një Gjykate të Lartë me shumicë konservatore që po fillon një mandat të ri të hënën e që do të shqyrtojë gjithashtu çështje të tjera të mëdha mbi të drejtat e armëmbajtjes dhe fenë.

Besueshmëria e publikut ndaj gjykatës mund të jetë gjithashtu në shqyrtim, veçanërisht nëse një gjykatë e ndarë do të anulonte vendimi historik të vitit 1973 që vendosi të drejtën e gruas për abort në të gjithë vendin.

Gjyqtarët po kthehen në sallën e gjyqit pas një mungese 18-mujore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, dhe gjithashtu mundësisë së daljes në pension të gjykatësit liberal Stephen Breyer, 83 vjeç.

Ky është mandati i parë i plotë i gjykatës me përbërjen aktuale.

Gjykatësja Amy Coney Barrett, e fundit nga tre të emëruarit në Gjykatën e Lartë të ish-presidentit Donald Trump, është pjesë e një shumice konservatore me gjashtë gjyqtarë. Barret u emërua dhe u konfirmua vitin e kaluar në mes të pandemisë, pak më shumë se një muaj pas vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburg.

Trumpi dhe republikanët që kontrollonin Senatin lëvizën me shpejtësi për të mbushur vendin e mbetur bosh pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke sjellë një ndryshim dramatik në përbërjen e gjykatës që ka krijuar terrenin për një mandat që mund të sjellë ndryshimin e ligjit për disa çështje të profilit të lartë.