MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton sëmundjen koronare të zemrës?

15.10.2021 - 08:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton sëmundjen koronare të zemrës?

Mjeku: Sëmundja e arterieve koronare, e njohur edhe si sëmundja ishemike e zemrës apo sëmundja koronare e zemrës, është shkaku kryesor i vdekjeve si tek femrat dhje tek meshkujt në të gjithë botën.

Është shumë e parandalueshme nëse merr trajtimin e duhur, por nëse nuk trajtohet, lidhet me një risk më të lartë për atak kardiak apo infarkt.

Sëmundja koronare e zemrës është e bazuar në kolesterol

Sëmundja koronare e zemrës përfshin grumbullimin e kolesterolit “të keq” LDL në arteriet e zemrës.

Procesi quhet arteriosklerozë dhe mund të shkaktojë atak në zemër. Kolesteroli grumbullohet dhe bllokon arteriet. Një arterie e bllokuar në zemër, nuk e lejon atë të furnizohet me lëndë ushqyese dhe oksigjen, dhe mund të bëjë që zemra të pushojë së punuari.

Si rezultat, sëmundja koronare e zemrës është shumë e rrezikshme. Pothuajse të gjitha ataket në zemër në meshkujt më të vjetër kanë si zanafillë bllokimet koronare, ashtu si dhe 80% e atakeve kardiake tek të rinjtë. Sëmundja koronare e zemrës është gjithashtu një nga shkaqet më të shpeshta të infarktit, apo kur zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur.

Më të rrëzikuar janë duhanpirësit, personat mbipeshë, që nuk janë aktivë fizikisht, dhe ata që konsumojnë një dietë ushqimore të pasur me yndyrna trans, që janë yndyrna artificiale që gjenden në ushqimet e skuqura dhe ushqimet e shpejta. Yndyrnat trans rrisin LDL dhe ulin HDL, kolesterolin “e mirë”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.