MENU
klinika

Gjyqi për Gucatin dhe Nasim Haradinajn

Del sot para gjykatës së Hagës dëshmitari i dytë

27.10.2021 - 13:16

Vijon seanca për Do të vijojë edhe sot seanca gjyqësore në gjykatën e Hagës për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Para togave të zeza do të dalë dëshmitari i dytë, ish-gazetarit të gazetës “Infokus”, Halil Berisha.

Dëshmia e Berishës ka nisur ditën e martë ku u shpreh se nuk ka qenë dëshira e tij për të dëshmuar, por është ndjerë i detyruar. Ai pohoi se nuk ishte aspak i lumtur që gjendej aty. Gazetari është përgjigjur mbi pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që mbanin Gucati e Haradinaj. Ai pranoi se kishte kërkuar një pjesë të atyre dokumenteve. Madje ka theksuar se ka qenë vetë Haradinaj ai që i ka thënë të mos hezitojë ti ndajë dokumentet edhe me kolegët e tjerë gazetarë në mënyrë që kushdo të kishte akses.

Ky dëshmitar, rrefimin e tij e filloi pas përfundimit të dëshmisë së Koordinatores së hetimit në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Zenka Pumper, e cila ishte dëshmitarja e parë në këtë rast.

Ish-krerët e UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat