MENU
klinika

Analiza

Dy mënyrat për të penguar fuqëzimin e Kinës

23.10.2021 - 13:43

Nga Scott Swif, The Hill

“Kina, Kina dhe Kina” Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së, Frank Kendall ka deklaruar se këto janë tre prioritetet e tij kryesore. Madje ai e përmendi Kinën 29 herë në fjalimin e tij të fundit në Shoqatën e Forcave Ajrore.

Kërcënimi i paraqitur nga Republika Popullore e Kinës (PRC) mund të pengohet kryesisht nga dy përpjekje kryesore strategjike: përshpejtimi i zbatimit në terren të aftësive të avancuara dhe thellimi i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët. Në fakt ka pasur përparim në të dyja frontet, por sipas fjalëve të Shefit të Shtabit të Forcave Ajrore CQ Brown, ne duhet të “përshpejtojmë ndryshimin – ose të humbasim”.

Kina është fuqizuar edhe më shumë gjatë viteve të fundit, duke rritur përpjekjet e saj për modernizim. Në anën konvencionale, Kina ka investuar në armë precize me rreze të gjatë, duke shkuar nga qindra në mijëra milje, në gjendje të godasin çdo aset amerikan ose aleat kudo në botë. Sot, Kina ka një arsenal në rritje të raketave anti-satelitore , kundërajrore dhe kundër anijeve, si dhe aftësi të avancuara kibernetike dhe të luftës elektronike – për të mos përmendur një program në rritje të armëve hipersonike .

Nëse Kina, duhet të frenohet atëherë, Amerika  duhet të vendosë  forcat në Indo-Paqësor, një mënyrë për të zbutur kërcënimin. Ndërsa rritja e programit të bombarduesve B-21 dhe përparimi i vazhdueshëm në programin e Dominimit Ajror të Gjeneratës së ardhshme (NGAD) janë kritike, ne mezi presim që ato programe të realizohen.

Realisht, do të duhen të paktën pesë vite të tjera para se B-21 të hyjnë në shërbim. F-35 është e vetmja aftësi e avancuar ajrore në prodhim tani që mund të vihet në vijën e frontit sot – si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga aleatët dhe partnerët e saj.

Por Amerikës i mungojnë një numër i mjaftueshëm avionësh të gjeneratës së pestë duke pasur parasysh kërcënimin e sotëm nga PRC. Në konkurrencë me Kinën, Shtetet e Bashkuara kanë një avantazh kryesor: Aleatët dhe partnerët me mendime dhe shqetësime të njëjta. Sa më shumë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me aleatët dhe partnerët për të penguar PRC, aq më pozitive do të jenë gjërat. Dy zhvillime janë veçanërisht të rëndësishme në këtë drejtim: Quad dhe AUKUS .

Quad, i përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, po rrit aktivitetin e tij përmes stërvitjeve ajrore dhe detare. Udhëheqësit e katër vendeve u takuan në Uashington, duke u zotuar se do të punojnë së bashku në një numër nismash të “fuqisë së butë” në Indo-Paqësor.

AUKUS, i përbërë nga Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mbushën titujt kryesorë për transferimin e teknologjisë së nëndetëseve me energji bërthamore në Australi. Ndërsa kjo është një aftësi e rëndësishme, AUKUS gjithashtu u zotua të “thellojë ndjeshëm bashkëpunimin në një sërë aftësish të sigurisë dhe mbrojtjes”.

Këto përpjekje për të bashkëpunuar përfshijnë stërvitjet e fundit midis anëtarëve të ndryshëm të AUKUS dhe Quad. Ne kemi parë pilotët australianë F-35 të stërviteshin në Shtetet e Bashkuara dhe forcat amerikane dhe japoneze të stërviteshin në Australi.

Pilotët F-35B të Trupave Detare të SHBA-së janë vendosur në një aeroplanmbajtëse britanik që për të kryer operacionet e tyre dhe anijet amerikane kanë qenë një pjesë e rëndësishme e grupit luftarak të transportuesit britanik.

Ky nivel i paprecedentë i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët – i kombinuar me aftësi të përbashkëta shumë të avancuara si F-35 – është mënyra më efektive dhe e shpejtë për të krijuar një pengesë të fuqishme në angazhim dhe aftësi, duke kundërshtuar ambiciet hegjemoniste të Kinës në Indo-Paqësor.

Amerika dhe aleatët e saj duhet të përshpejtojnë ndryshimin.  Me rritjen e vazhdueshme të furishme ushtarake të Kinës, përshpejtimi i ndryshimit është një imperativ i sigurisë kombëtare. Kur bëhet fjalë për buxhetin e mbrojtjes të vitit të ardhshëm, Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Kongresi duhet të financojnë plotësisht vendosjen e aftësive më të avancuara në duart e luftëtarëve dhe thellimin e ndërveprimit me aleatët dhe partnerët tanë.