MENU
klinika

Ndodhen të burgosur në Hagë prej 1 viti

Ish-krerët e UÇK-së mund të gjykohen në arrest shtëpie

07.10.2021 - 08:52

Pas një viti në Hagë tani është i mundur që Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të gjykohen nga arresti shtëpiak. Ish-liderët e UÇK-së që po mbahen nën arrest në Hagë vazhdimisht kanë kërkuar që të gjykohen duke qenë në arresti shtëpiak.

Një gjë e tillë është kundërshtuar vazhdimisht nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Giu. Mirëpo paneli i Gjykatës së Apelit i dha të drejtë mbrojtjes së Kadi Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Paneli gjithashtu vëren se Gjyqtari i procedurës paraprake nuk ka dhënë arsye për të mos urdhëruar Drejtorin e Policisë që të japë një përgjigje të detajuar pavarësisht se e pranon nevojën për të”.

Avokati Artan Qerkini aprovimin e kërkesës së mbrojtjes e sheh shumë normale.

 

 

“Ai thotë se pas këtij vendimi të gjykatës, arresti shtëpiak është shumë i mundshëm…Duhet që gjyqtari i procedurës paraprake të bëjë një kërkesë specifike nga Policia e Kosovë se a është ajo në gjendje të zbatojë ato kushte që vendos gjyqtari i procedurës paraprake nëse ai vendos që masën e arrestimit të zëvendësojë me arrest shtëpiak”, tha ai.