MENU
klinika

Pension i veçantë, sa ministri

Kampionia Majlinda Kelmendi tërhiqet zyrtarisht nga xhudo

13.10.2021 - 22:16

Kampionia e botës dhe olimpike e xhudos, Majlinda Kelmendi, fituese e shumë medaljeve në arenën ndërkombëtare, njofton tërheqjen nga sporti aktiv, duke kontribuar vetëm si trajnere dhe specialiste e kësaj disipline në të ardhmen.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot propozim–vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e Majlinda Kelmendit “qytetare me merita të veçanta”.

“Majlinda Kelmendi, me arritjet e saja në sportin e xhudos është shëndrruar në ikonën e suksesit kosovar, dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabutë e vështirësive dhe sfidave në sport.

Ajo i ka dëshmuar rinisë tonë, se kur punohet me përkushtim dhe qëndrueshmëri, suksesi është i pashmangshëm. Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare. Këto janë disa prej rezultateve të saja ndër vite.

Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë, dhe në promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta, dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32 euro në muaj,” – thuhet në njoftimin e MKRS-së.

MEDALJET E KELMENDIT NDËR VITE

2016 Kampione Olimpike

2013 Kampione Bote

2014 Kampione Bote

Kampione e Europës 2014, 2016, 2017, 2019

2013 Mastere botërore

7  Grand Slam

10 Çmime të Mëdha

Kampione e Evropës 2012

Kampione e botës të rinj 2009

Kampione e Evropës 2009 & 10

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN