MENU
klinika

Ngërçi i targave

Konfirmohet data, kur do takohen grupet e punës Kosovë-Serbi

20.10.2021 - 13:03

Nga Erisa Zyka

Bashkimi Europian konfirmon, se takimi i parë i grupit të punës për çështjen e targave të automjeteve me ekspertë të Kosovës dhe Serbisë nga të dyja palët do të mbahet më 21 tetor. Kjo është konfirmuar nga Peter Stano, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë se Bashkimit Europian, Josep Borrel.

Data 21 tetor ishte parashikuar në marrëveshjen e gjetur midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, si një datë ku do të fillonte puna për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e njohjes së targave të automjeteve, me një afat gjashtëmujor.

Grupi i punës synon të gjejë një zgjidhje të përhershme dhe pritet të takohet rregullisht. Takimet nga kryenegociatorët dhe në nivelin më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi i punës. Nuk ka ende datë të përcaktuar për këtë takimin e kryenegociatoreve Prishtine- Beograd. /abcnews

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat