MENU
klinika

Zgjedhjet komunale

Kosovë, sot numërohen votat me postë

24.10.2021 - 12:00

Në Kosovë ka nisur numërimi i votave me postë të ardhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, për zgjedhjet komunale të mbajtura më 17 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po bëhet numërimi i këtyre votave dhe do përfundojë gjatë ditës së sotme.

Të hënën do të nisë numërimi i votave me kusht.

Në KQZ janë miratuar 10,934 vota të ardhura me postë nga diasporta dhe janë refuzuar 1,324 fletëvotime për raundin e parë të zgjedhjeve lokale pasi janë dërguar nga persona që nuk kanë aplikuar për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Të dielën e 17 tetorit 42.50% e qytetarëve të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Në 17 komuna partitë politike kanë shënuar fitore dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve të deritanishme, ku janë numëruar 99.8% e votave nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.

Raundi i balotazhit do të mbahet më 14 nëntor.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat