MENU
klinika

Ecuria e procesit deri më tani

KQZ në Kosovë: Sot numërohen votat me kusht

25.10.2021 - 11:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot planifikon të numërojë votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara, raporton Express

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së sotme planifikojmë të bëhet numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen paraprakisht për orën e fillimit të numërimit”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të dielën mbrëma ka përfunduar numërimi i votave me postë.

Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marr më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Express.

Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Diferencë e madhe në mes të LDK-së dhe VV-së në votat që kanë marrë nga diaspora vërehet në Komunën e Suharekës. Atje kandidati i LDK’së ka marrë gjithsejtë 711 vota, kandidati i AAK-së i dyti me 307 vota, derisa kandidati i VV’së në vendin e tretë me vetëm vetëm 147 vota.

Edhe në Komunën e Dragashit diferenca ka qenë shumë e madhe. Behxhet Xheladini i LDK’së ka arritur të marr plotë 359 vota nga diaspora, derisa kandidatja e VV’së, Kaltrina Salihu ka marrë vetëm 76 vota. PDK ka marrë vetëm 77 vota.

Edhe Peja e Istogu nuk bëjnë përjashtim. Gazmend Muhaxheri ka marrë 331 vota, derisa kandidati i VV’së, Gazmend Agusholli, ka marrë vetëm 71 vota. Derisa në Istog, LDK-ja ka 231 vota dhe VV’ja vetëm 83.

Lëvizja Vetëvendosje ka një diferencë me LDK’në vetëm në Komunën e Kamenicës. Atje VV ka marrë plotë 168 vota, derisa kandidati i LDK’së ka marrë vetëm 12 vota.

Edhe në Gjilan, Alban Hyseni, ka marrë 199 vota, 100 më shumë se Lutfi Haziri i LDK’së./GazetaExpress/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat