MENU
klinika

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale

KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare

28.10.2021 - 10:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpall sot rezultatin përfundimtar të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend. Ato u mbajtën më 17 tetor dhe për nga numri i votave, fituese doli LDK e Lumir Abdixhikut me mbi 170 mijë vota.

E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 167 mijë e 519 vota, ndërsa e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota.

Ndërsa vendin e katërt e zuri Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 90 mijë e 708 vota.

“Konfirmuam edhe njëherë që jemi forcë e parë politike dhe me përkrahjen më të madhe në popull”, shkroi në një mesazh në rrjetet sociale lideri i LDK, Lumir Abdixhiku duke përmendur faktin se do të jetë pranë elektoratit edhe më shumë se gjatë kësaj kohe.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat