MENU
klinika

Njëri u dëbua nga Shqipëria

Kush janë dy zyrtarët rusë që u shpallën “non grata” në Kosovë?

22.10.2021 - 19:17

Zv/kryeministrja e Kosovës Donika Gërvalla ka shpallur ditën e sotme “persona non grata” dy rusë. Institucionet e Kosovës dolën në përfundimin se Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev kanë cenuar sigurinë kombëtare të vendit.

Alexey Kryvosheev, është diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur non grata.Në janar qeveria shqiptare e shpalli Alexey Krivosheev person non-grata, duke argumentuar se ky i fundit ka “shkelur vazhdimisht masat e COVID-19”.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”. Për shpalljen non grata të dy diplomatëve rusë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.

Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse”, tha Vjosa Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jemi të vendosur kundër ndikimit malinj të Moskës"

Vjosa Osmani shpall ‘non grata’ dy zyrtarët rus


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat