MENU
klinika

Samiti në Brdo, Slloveni

Liderët e rajonit dhe ata të BE mblidhen sot!

06.10.2021 - 07:54

Teksa janë shtuar zërat e fortë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, liderë të vendeve të Rajonit dhe krerë të lartë të Unionit do të mblidhen ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë, ku ishte i pranishëm për marrëveshje me universitetet prestigjioze.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshire dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e BE dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimorë pritet të mbërrijnë në Samit rreth orës 08:40, për të vijuar më pas me mbledhjen.

Dje, në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.

“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”,  deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

E pranishme në Samit, ditën e djeshme, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.