MENU
klinika

Emërimet e Presidentit

Media Serbe: Ballkani Perëndmor prioritet për Biden

21.10.2021 - 11:14

Rajoni i Ballkanit Perëndimor është një ndër çështjet prioritare në administratën e Joe Biden. Kështu është shprehur gazeta serbe Blic, në një shkrim të saj. Për ta bërë këtë shkrim, gazeta serbe është bazuar në emërimet e fundit të Biden për këtë rajon.

Emërimet e Biden janë: Kristofer Hill pritet të udhëheq ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë. James O’Brien i cili është nominuar nga Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe Michael Murphy i cili është një politikan me përvojë të madhe sa i përket politikës së jashtme amerikane.

Kjo pesëshe nga mediumi serb shihet si një ekip speciale që Joe Biden ka përzgjedhur për të gjetur zgjidhje sa u përket situatave në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat