Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton raportohet të jetë shtruar në një spital në Kaliforni pas një infeksioni në traktin urinar, që preku edhe gjakun.
klintonRaportohet se 75-vjeçari ndodhet në Kujdes Intensiv. Raportohet se problemet shëndetësore nuk kanë lidhje me Covid-19. Ish-presidenti ka vuajtur më herët nga sëmundjet e zemrës.
Spitali bën me dije përmes një deklarate për media se ish-Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka marrë lëngje dhe antibiotikë. Ai do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e “bluzave të bardha” në një monitorim të vazhdueshëm.
“Pas dy ditësh trajtim, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët.