MENU
klinika

"Kanë nga një porosi për mua dhe Kurtin"

Vuçiç: Do takohem me Merkel e Macron

06.10.2021 - 09:11

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në Samitin Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor që do mbahet në Brdo të Sllovenisë, ka deklaruar se do të takojë kancelaren gjermane në largim, Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në një intervistë për mediat, ai thotë se të dy liderët kanë nga një porosi për të dhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Besoj se Macron dhe Merkel, mua dhe Albin Kurtin do të na porosisin diçka”, tha Vuçic për mediat serbe.

Vuçiç, i cili po qëndron në vizitë dyditore në Slloveni, ku do të marr pjesë në Samitin BE-Ballkanit Perëndimor, tha se forca e Partive Popullore Evropiane qëndron në Evropën Qendrore dhe Juglindore, pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, ku fituan socialdemokratët.

“Ne aktualisht, së bashku me partinë rumune të Presidentit Johannes, jemi partia popullore më lindore në pushtet. Pavarësisht vendit të dytë në zgjedhjet gjermane, Partia Popullore mbetet më e madhja në Evropë”, tha Vuçiç.

Më tej, Presidenti i Serbisë thotë se vend ii tij nuk ishte dakord për asgjë me dy përfaqësuesit shqiptarë në Samitin e PPE. Presidenti serb vuri në dukje se nuk ishte i lumtur për atë që dëgjoi nga përfaqësuesit e BeH.

“Ne nuk u pajtuam për asgjë me të dy përfaqësuesit shqiptarë”, tha si duke shtuar se nuk ishte i kënaqur me atë që kishte dëgjuar nga përfaqësuesit boshnjakë. “Dallimet midis tre popujve [në BeH] kurrë nuk kanë qenë më të theksuara”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!