MENU
klinika

“Ndalojini ata ose…”

Vuçiç takim me serbët në veri të Kosovës: Perëndimi kërkon të na destabilizojë

13.10.2021 - 18:34

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar në Rashkë një takim me qytetarët nga veriu i Kosovës në lidhje me tensionet e shumta gjatë ditës së sotme.

Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

Ai tregoi se ka folur me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit tha se i ka kërkuar “t’i ndalojë” veprimet e institucioneve të Kosovës.

“Ndaloni ata. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni, ne do t’i ndalim. Ata më thanë ‘ne jemi duke punuar për këtë’ dhe pastaj i bënë ata të tërhiqeshin. Megjithatë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, ata kishin mbështetjen e të paktën një shteti për atë që po e bënin sot, dhe ky nuk është një vend i BE-së. Është dëshira e një pjese të fuqive të mëdha perëndimore për të destabilizuar dhe shembur gjithçka, në mënyrë që ata t’i menaxhojnë më mirë proceset, sepse kjo është gjithçka që mund të bëjnë”, tha Vuçic në këtë takim.

 

 

Pjesë e takimit ka qenë edhe Goran Rakiç, ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe.

 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat