MENU
klinika

Analiza

A po përgatitet Rusia për të pushtuar Ukrainën?

17.11.2021 - 14:00

Nga David Patrikarakos, The Spectator

Moska  ka vendosur më shumë se 90,000 trupa në kufirin lindor të Ukrainës. Uashingtoni  nga ana tjetër ka informuar vendet europiane se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën. Ndërkohë Moska në një deklaratë ka theksuar se NATO po nxit konflikte.

Por si shkoi situata deri në këtë pikë? Në të vërtetë, konflikti nuk mbaroi kurrë, ai thjesht mbeti pezull. Por është gjithashtu e vërtetë se marrëdhënia mes Kievit dhe Moskës është tensionuar edhe më shumë gjatë këtij viti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është një ish-komedian televiziv nga juglindja i cili u rrit në trazirat post-sovjetike të viteve 1990 prandaj qasja e tij ndaj çështjeve të ndjeshme si të flasësh gjuhën ukrainase mbi rusishten, dhe betejat mbi historinë dhe kulturën, nuk ishin kurrë ideologjike. Zelensky bëri fushatë për të fituar një mandat  dhe për ti dhënë fund konfliktit të papërfunduar me Rusinë.

Administrata e tij qëndroi në heshtje për të arritur një marrëveshje me Moskën. Gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ai ka negociuar me Kremlinin me besimin për të arritur një marrëveshje.  Por Zelensky mësoi atë që kanë mësuar të gjithë presidentët ukrainas: Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund konfliktit – të paktën jo tani. Zelensky foli me tonë të ashpra kundër pushtimit të Krimesë në vitin 2014 dhe ngritjes së forcave të armatosura ruse në kufirin ukrainas.

Presidenti ukrainas tani po u thotë rusisht-folësve në lindje të vendit që të rikthehen në atdhe, nëse shohin  një të ardhme atje. Është diçka që Zelensky i 18 muajve më parë nuk do ta kishte menduar kurrë ta bënte.  Prania ruse në Ukrainën lindore shërben për të formësuar atmosferën në vend – presioni mund të intensifikohet, sipas Kremlinit.

Megjithatë, situata është më serioze. Luftimet janë përshkallëzuar gjatë kohëve të fundit  dhe çdo ditë ka raporte për vdekjen e trupave ukrainase. Por dërgesat e fundit të dronëve turq u kanë mundësuar ukrainasve të kryejnë kundërsulme më efektive kundër armaturës dhe artilerisë ruse.

Marrëdhëniet midis Putinit dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë më miqësore tani, por Ankaraja ka qëndruar vazhdimisht në anën e Ukrainës në konflikt. Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë nxitur më shumë agresion nga Rusia. Tani për tani, rusët e dinë që kanë mundësinë dhe ata po bëjnë atë që bëjnë gjithmonë: po kërkojnë dobësitë.

A do arrijë Rusia të pushtojë Ukrainën? Moska ka probleme. Vendi  nuk arriti të menaxhonte situatën e Covid-in dhe ka shumë pak para. Nga ana tjetër, nafta është rritur në 80 dollarë për fuçi, kështu që Kremlini ka burimet që i nevojiten për të pushtuar një vend dhe Putin e ka bërë më parë diçka të tillë.

Agresioni rus ka prekur Ukrainën jo vetëm fizikisht, por psikologjikisht. Humbja e Krimesë dhe sulmi në Ukrainën lindore e poshtëruan vendin, por gjithashtu e bashkuan atë. Pushtimi krijoi një ndjenjë komuniteti shumë më të fortë se çdo gjë që kishte ekzistuar më parë. Ukrainasit kanë ndërtuar një makineri të frikshme lufte që nga viti 2014 dhe kanë dëshmuar jo vetëm aftësinë e tyre për të luftuar, por kohezionin e tyre social.

Kremlini i shfrytëzon mundësitë  aty ku ka dhe ka parë një administratë presidenciale amerikane që ka pushtuar Afganistanin dhe është e fiksuar pas Kinës; është gjithashtu edhe furnizuesi kryesor i gazit në Europë. Kremlini do të jetë më se i lumtur të zhvendosë forcat e tij drejt perëndimit nëse kostot janë të menaxhueshme.

Askush nuk dëshiron që Rusia të pushtojë Ukrainën, por në të njëjtën kohë, nëse Putin vendos të dërgojë  gjysmën e forcave të tij të armatosura në kufi, do të jetë e vështirë për ta ndaluar atë. Perëndimi duhet të veprojë – dhe së shpejti. Nëse doni të dëmtoni Moskën, dëmtoni financat e atyre pak personave që kanë rëndësi: sinjalizoni se do të ketë pasoja financiare për elitën e Kremlinit nëse trupat ruse kalojnë edhe një herë kufirin.

Është e lehtë për t’u bërë – të gjitha paratë e tyre janë në Perëndim.

Por mes gjithë pasigurisë një gjë është e sigurt. Nëse ato tanke ruse fillojnë të lëvizin, ukrainasit do të duhet të luftojnë vetë, pasi askush nuk do ti ndihmojë.