MENU
klinika

Deklarata

Haradinaj: Kurti ka blerë banesë 400 mijë euro në Norvegji

04.11.2021 - 09:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë eurove.

Kjo përgjigje erdhi si vazhdimësi e debatit të Haradinajt dhe Kurtit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Haradinaj ka blerë tokë në vlerë të madhe.

“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë. Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vëlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem.

Turp është me marrë rrogën e Kosovës, me ble banesë në Norvegji, ky asnjë pronë se ka ble në Kosovë, ky banesën 400 mijë euro gruaja e tij e ka blerë në Norvegji. Unë e kom ble tokën që ma kanë marrë jugosllavët dikur, e kom rible teme, në respektim të shtetit edhe ligjeve të shtetit tim. Tani a është turp dhe a dëgjon elektorati“, tha Haradinaj.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat