Pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington/ Katari përfaqëson interesat diplomatike të SHBA-së në Afganistan
Katari dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan këtë fundjave një marrëveshje, sipas së cilës, Doha do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat diplomatike amerikane në Afganistan. Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve konfirmuan nga Uashingtoni partneritetin mes tyre rreth çështjeve rajonale.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Sekrerari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se: “Partneriteti ynë me Katarin është imperativ në lidhje me çështjet rajonale” dhe theksoi se ky partneritet është i gjerë dhe reflektohet në një dialog konstruktiv për shumë çështje në rajon.
Blinken shtoi se vendi i tij është në proces të krijimit të një njësie brenda Ambasadës së Katarit në Afganistan për të ofruar shërbimet konsullore të SHBA.
Sekretari amerikan i Shtetit afirmoi se marrëdhëniet me Katarin janë duke u zgjeruar dhe se ngjarjet në Afganistan kanë forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve, teksa falënderoi Emirin e Katarit për kontributin e tij në këtë drejtim.