MENU
klinika

Emri

Ky është serbi që hoqi flamujt shqiptarë në rrugët e Beogradit

04.11.2021 - 12:52

Dy ditë më parë në rrugët e Beogradit u hoqën me dhu në flamuj shqiptarë që valëviteshin përkrah atij serb. Video që tregonte autorët u shpërnda në rrjetet sociale.

Një nga mediat serbe, Blic.rs shkruan se personi që hoqi flamujt shqiptarë është Nikola Keljanoviq, që cilësohet si djali i njeriut më të pasur të Beogradit. Ai pranoi se kishte bërë thirrje për heqjen masive të flamujve shqiptarë nga në disa rrugë në Beograd, ku ishin vendosur.

“Ai njihet për promovimin e arrogancës, ekstravagancës dhe veseve në rrjetet sociale” shkruan media serbe. I riu është i njohur për autoritetet e drejtësisë në Serbi për shkak të shkeljeve të shumta, megjithatë sërish vazhdon jetën e shthurur.

Siç thotë ai vetë, babai i tij është pronar i një firme ndërtimi dhe nuk mburret me veprimet e të birit, e nëna e mohon shpeshherë se Nikolla është pikërisht fëmija i saj.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Keljanoviqin të vazhdojë me mënyrën e tij të jetesës, të cilën ai shpesh e krahason me atë të mbretit të vetëshpallur të Instagramit, Dan Bilzerian.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat