MENU
klinika

Reagon zyra e kryeministrit Kurti: Nismë pa vizion!

“Open Balkan” në Beograd, Kosova sërish nuk merr pjesë!

03.11.2021 - 21:01

Edhe në këtë takim të gjashtë të “Open Balkan” që mbahet në Beograd, Kosovë do të mungojë sërish.

Në një komunikim ekskluziv me News24, zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë. Më tej është përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.

“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar në përgjigjen për News24, Kryeministria e Kosovës.

Mësohet se takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sonte do të ketë një darkë informale nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Beograd pasditen e sotme. Delegacioni shqiptarështë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit. Mediat serbe kanë publikuar foto të kryeministrit Rama i cili takohet me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!