MENU
klinika

Samiti “Ballkani i Hapur”

Rama, Vuçiç dhe Dimitrov takohen në “Pallatin e Serbisë”

04.11.2021 - 10:59

Në Beograd do të zhvillohet sot samiti për “Ballkanin e Hapur”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur në Pallatin “Serbia” kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Më pas vijon takimi i tre zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Më pas do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas së cilës Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.

Iniciativa e Ballkanit të Hapur është krijuar nga tre vende të rajonit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia  dhe synon të rrisë tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë nismë nuk është bashkuar Kosova.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat