MENU
klinika

BE, të përgatitet për më shumë emigrantë

Shefi i Frontex paralajmëron se sfidat në Bjellorusi do vazhdojnë

14.11.2021 - 15:32

Bashkimi Europian duhet të përgatitet për një rritje të emigrantëve që përpiqen të hyjnë drejt bllokut, me të mbërriturit nga Lindja e Mesme përmes Bjellorusisë, që pritet të vazhdojnë për disa kohë, sipas Fabrice Leggeri, shefit të agjencisë së kufijve të BE, Frontex. Bashkimi Europian ka akuzuar Minskun për krijimin e krizës, në formën e një “sulmi hibrid” ndaj bllokut, duke shpërndarë viza në Lindjen e Mesme, sjellë emigrantët dhe duke i shtyrë ata përmes kufirit në mënyrë të jashtëligjshme.

“Shohim përmes analizës tonë të rrezikut që të gjithë faktorët që kanë shkaktuar krizën janë ende të dukshme dhe se gjërat nuk do përmirësohen. Duhet të jemi gati të përballemi me këtë situatë për më gjatë”- tha Leggeri. Rojet kufijëtare në Polonia theksuan se 17,000 përpjekje të jashtëligshme për të kaluar kufirin janë bërë në Tetor, më shumë se 2-fishi nga Shtatori, ndërkohë që mijëra emigratë qëndrojnë ende në kampe pranë kufirit me Bjellorusinë.

Deri më tani, Polonia ka refuzuar mbështetje shtesë në formën e rojeve nga Frontex, duke argumentuar se ka mjaftueshëm forca të mbrojtjtes së kufirit, për ta bërë vetë punën. Leggeri tha se pavarësisht se Frontex nuk ka dërguar trupa në terren për të mbështetur Poloninë, agjencia po diskuton ndarjen e pamjeve satelitore me vendin. Agjencia planifikon gjithashtu të ndihmojë Poloninë që të rikthejë emigrantët në vendet e tyre.