MENU
klinika

Nga Peter Rough, The Hill

Dobësia e Biden po forcon Putin

23.12.2021 - 09:01

Për dekada, premisa bazë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe zgjerimit të Bashkimit Europian ishte bindja se vendet duhet të përcaktojnë lirisht politikat e tyre për një bashkëjetesë paqësore me fqinjët e tyre. Në një fjalim në Mainz, Gjermani në vitin 1989, Presidenti Xhorxh HW Bush tha : “Europa dihet të jetë e bashkuar dhe e lirë”.

Megjithatë për presidentin rus Vladimir Putin, kjo premisë është qartësisht e papranueshme. Ai beson se Rusia duhet të ketë ndikim te fqinjët e saj europianë të cilët nuk janë plotësisht sovranë. Kjo në fakt krijon një përplasje me ato shtete të vijës së parë në kufi me Rusinë, të cilat janë gjithashtu partnerë, apo edhe aleatë, të Shteteve të Bashkuara.

Në lidhje me Ukrainën, Presidenti Biden tani po përballet me një zgjedhje: A është ai i përkushtuar ndaj vizionit prej dekadash të SHBA-së për një Europë të lirë, apo është i gatshëm të pranojë sfidën e ndikimit rus?

Në qershor, tre muaj pasi Biden lëshoi Udhëzimin e tij të Përkohshëm Strategjik të Sigurisë Kombëtare për të promovuar besimin “se demokracia mban çelësin e lirisë, prosperitetit, paqes dhe dinjitetit”, Putin publikoi një raport, të quajtur nga disa një manifest pushtimi, që përshkruante “ndarjen e ashpër dhe artificiale të rusëve dhe ukrainasve” si “përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë”.

Në dhjetor, ndërsa presidenti amerikan mbajti një Samit ndërkombëtar të Demokracisë, Putin urdhëroi vendosjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit ukrainas. Putin po përballet me fjalët dhe veprimet e Biden dhe rezultatet e deritanishme janë dekurajuese.

Putin e ka futur Biden në një kurth duke i fshirë imazhin e rrënjosur, të përhapur mes progresistëve, se de-përshkallëzimi është kulmi i diplomacisë. Duke krijuar një krizë, Putin e ka joshur Bidenin në bisedime mbi kostot e de-përshkallëzimit, të cilat Putin i ka vlerësuar si një veprime ruse mbi Ukrainën, dhe jo Europën Lindore. Reagimi i Biden ka konfirmuar vetëm pikëpamjen e Putin se ai do të përballet me bisedime dhe jo me hakmarrje. “Ne po zhvillojmë takime të nivelit të lartë, nëse mund të gjejmë apo jo ndonjë pikë të përbashkët për sa i përket uljes së tensioneve përgjatë frontit lindor,” u tha Biden gazetarëve.

Agresioni i Putin bazohet në dobësinë e Biden. Me marrjen e detyrës, Biden përkeqësoi marrëdhëniet me vendin më të rëndësishëm të Europës Lindore, Poloninë, dhe objektivin e tij më të dukshëm rus në Ukrainë. Në vend të kësaj, ai mbështeti Gjermaninë dhe kërkoi të përmirësonte lidhjet me Berlinin duke hequr dorë nga sanksionet kundër gazsjellësit Nord Stream 2, i cili kalon përmes Detit Baltik direkt nga Rusia në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.

Biden tani është duke e dyfishuar këtë qëndrim. Ekipi i tij po koordinon një përgjigje me aleatët e Europës Perëndimore, kryesuesi mes tyre Gjermaninë, dhe ka lëshuar kërcënime për të vendosur sanksione ekonomike transatlantike nëse Rusia fillon një inkursion. Putin po operon nën supozimin, se Uashingtoni nuk do të ndërmarrë asnjë hap që e vë atë në kundërshtim të konsiderueshëm me Berlinin. Kjo paraqet një problem. Pas 16 vitesh me Angela Merkel në krye, Gjermania udhëhiqet tani nga Partia Social Demokrate, të cilit janë të njohur për marrëdhënie të qëndrueshme me Moskën.

Berlini ka kundërshtuar furnizimin e Kievit me armë mbrojtëse, i cili thuhet se ka bllokuar transferime të tilla në NATO kohët e fundit, dhe prej kohësh ka kundërshtuar rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, duke vendosur veton në një takim të nivelit të lartë në vitin 2008.

Në fjalimin e tij të parë madhor përpara Bundestagut , kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për “dialog konstruktiv” me Rusinë, ndërsa paralajmëroi Kremlinin për pasoja të mëdha ekonomike me “kosto të larta”, nëse pushton Ukrainën.

Tashmë, Biden ka hedhur poshtë një opsion ushtarak, duke deklaruar se ai nuk do të vendosë trupa amerikane në Ukrainë. Fakti që shumë prej të njëjtëve zyrtarë në krye të Uashingtonit kanë qenë dhe janë ende sot pjesë e qeverisë kur Putini aneksoi Krimenë në vitin 2014, nuk ka shpëtuar pa u vënë re në Moskë. SHBA këmbëngul se refuzon sferat e ndikimit, por Putin sheh vetëm një administratë të dobët amerikane.

Kjo nuk është hera e parë që Biden nuk luajtur pastër kundër Putinit. Gjatë takimit të tyre të samitit në Gjenevë verën e kaluar, Biden i la përgjegjësinë Putinit për një listë të infrastrukturës kritike që ai e konsideronte një “vijë të kuqe” për hakerimin, duke ndezur në thelb sulmet e Kremlinit ndaj gjithçkaje tjetër.

Tani, për tronditjen e pjesës më të madhe të Europës Lindore, ai ka bërë të qartë kufijtë e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Putin e sheh veten në një fazë të avancuar të konfliktit me Perëndimin. Ai nuk do të heqë dorë nga kërcënimi i sanksioneve ekonomike, veçanërisht duke pasur parasysh varësinë e Europës ndaj gazit natyror rus. Për më tepër, marrëveshja midis Uashingtonit dhe Berlinit për mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 2 në rast të një pushtimi rus nuk është e mjaftueshme. Qëllimi i gazsjellësit është të minojë Ukrainën.

Sapo situata në Ukrainë të destabilizohet, gazsjellësi do të humbasë rëndësinë e tij. Putin ka hetuar angazhimin e Bidenit ndaj Ukrainës. Me gjithë theksin e Biden mbi demokracinë, bota po kupton se angazhimi i tij për një Europë të lirë mund të përfundojë aty ku Rusia thotë se fillon sfera e saj e ndikimit.

Shumë larg frenimit të Putin, Biden në fakt po e inkurajon atë dhe në një moment të caktuar, Ukraina do ta paguajë çmimin.