MENU
klinika

Prag lufte?

Zheji: Konflikti Rusi-Ukrainë, pasoja ekonomike, shumë vende të BE do mbeteshin pa energji

31.01.2022 - 20:17

Analisti Artur Zheji deklaroi se konflikti Rusi-Ukrainë nëse situata precipiton do të ketë pasoja ekonomike për vendet e BE-së por dhe këto shtete.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ Zheji tha se shumë vende të BE-së, si Franca, Gjermania apo dhe Italia, furnizohen me gaz dhe energji nga Rusia, ndaj edhe nuk pozicionohen siç duket në këtë konflikt.

Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj tha se objektiv i Putin është që të ketë dalje në det në Ukrainë.

Zheji: Çështja është se çfarë do thonë SHBA dhe Londra. Ne kemi kujtesë gazetareske, ku në luftën e Kosovës, NATO u gjet në një situatë të papritur. Sipas protokollit të NATO-s kur ti vendos të bombardosh në Kosovë, të gjitha vendet anëtare vihen në dijeni. Por në mënyrë misterioze, Milosheviç informohej. Disa skandale kanë dalë në media. Milosheviç krijonte target artificial dhe bombardimet nuk kishin efikasitet. SHBA duke patur vullnet në këtë gjë, pasi në luftë nuk të falin, dhe morën një vendim dhe target ku morën shënjestrat për të bombarduar. Në rastin e Stoltenberg, ai pasqyron një sindromë të përafërt që e ndjejmë dhe në rastin e Kosovës. Gjermania dhe Franca, që kanë marrë vendimin që të mbyllin centralet atomike, është e varur nga gazi rus. Ndërsa Franca është varur nga energjia me Rusinë. Po ashtu dhe Italia. Këta bëjnë një lloj presioni te zgjidhja politike dhe jo ushtarake. Është dhe frikë e konsekuencave ekonomike. Nëse ata bëhen kundër Rusinë, sanksioni i parë i saj është që u mbyll gazin dhe i lë pa energji. Marrëveshja për gazin për ata është esenciale. Në zgjidhje drastike duhet që Ukraina të mos jetë një dështim në politikat e perëndimit. Konsekuencat ekonomike do jenë të mëdha. Ashtu do të pritet dhe tubi i ekonomisë monetare, i gjithë shkëmbimeve që Rusia ka me perëndimin.

Demiraj: Objektivi i Putinit është marrja e Odesës, dalja në det në Ukrainë. Krime dhe Odesa, dy bazat kryesore detare. Mund të ndalen veprimet luftarake për momentin, pasi në 4 shkurt janë lojërat Olimpike për të cilat Kina ka shpenzuar miliona dollarë. Rusia do i marrë këto dy krahina, pasi aty mbizotërojnë rusët, dhe kjo do të krijojë precedentë për NATO-n. Putini është mjeshtër, si një spiun i vjetër, por që ka mbështetjen e popullit. Vetëm nga pushtimi i Krimesë, popullariteti i tij u rrit në 28 %.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!