MENU
klinika

Analiza

Ç’mund të presim, pasi Ukraina të pushtohet nga Vladimir Putin

24.02.2022 - 10:21

“Washington Post”

Le të supozojmë për një moment se Vladimir Putin arrin ta vendosë plotësisht nën kontroll Ukrainën. Cilat janë pasojat strategjike dhe gjeopolitike të këtij akti?E para do të jetë një vijë e re e frontit të konfliktit në Evropën Qendrore.

Deri më tani, forcat ruse mund të vendoseshin vetëm deri në kufirin lindor të Ukrainës, disa qindra kilometra larg nga Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s në perëndim të Ukrainës.

Kur rusët ta përfundojnë operacionin që sapo kanë nisur, ata do të jenë në gjendje që të vendosin shumë forca – tokësore, ajrore dhe sisteme raketore – në bazat e tyre në Ukrainën Perëndimore por edhe në Bjellorusi, vend që është shndërruar de fakto në një vasale të Rusisë.

Kështu, forcat ruse do të vendosen përgjatë gjithë kufirit lindor prej1046 km me Poloninë, si edhe përgjatë kufijve lindorë të Sllovakisë dhe Hungarisë, dhe kufirit verior të Rumanisë. (Edhe Moldavia ka të ngjarë të bjerë nën kontrollin e Rusisë, kur trupat ruse të jenë në gjendje të formojnë një urë tokësore nga Krimea në provincën e shkëputur të Moldavisë, Transnistria).

Rusia pa Ukrainën është siç tha dikur ish-Sekretari amerikan i Shtetit Dean Acheson për Bashkimin Sovjetik “Volta e Epërme me raketa”. Rusia me Ukrainën është një kafshëstrategjike” krejtësisht e ndryshme. Kërcënimi më emergjent do të jetë për shtetet baltike. Rusia kufizohet drejtpërdrejt me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë përmes Bjellorusisë dhe enklavës së saj në Kaliningrad.

Që përpara pushtimit, disa analistë ngritën pyetjen nëse NATO mund t`i mbronte vërtetanëtarët e saj në rajonin baltik nga një sulm i mundshëm rus. Pasi Rusia të ketë përfunduar pushtimin e Ukrainës, kjo pyetje do të ketë një nivel të ri emergjence.

Një pikë e mundshme e shpërthimit të përleshjeve do të jetë Kaliningradi, ku ndodhet FlotaRuse e Baltikit. Ky qytet dhe territori përreth u shkëputën nga pjesa tjetër e Rusisë kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik. Që atëherë, rusët kanë qenë në gjendje të hyjnë në Kaliningrad vetëm përmes Polonisë dhe Lituanisë.

Pritet një kërkesë zyrtare e Moskës për të pasur një korridor të drejtpërdrejtë, që do të vendoste de fakto vendet e rajonit nën kontrollin e Rusisë. Por edhe kjo do të ishte vetëm një pjesë e asaj që me siguri do të ishte një strategji e re ruse për ta shkëputur Ballkanin nga NATO, duke treguar se aleanca nuk mund të shpresojë më që t’i mbrojë ato vende.

Në fakt, me Poloninë, Hungarinë dhe 5 anëtarë të tjerë të NATO-s që ndajnë një kufi me një Rusi të re dhe të zgjeruar,do të zbehej shumë aftësia e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për të mbrojtur krahun lindor të aleancës.

Situata e re mund të impononte një rregullim të rëndësishëm në lidhje me domethënien dhe qëllimin e aleancës. Putini ka qenë shumë i qartë për qëllimet që ka:Ai dëshiron ta rivendosë sferën tradicionale të ndikimit të Rusisë në Evropën Lindore dhe Qëndrore.

Disa në Perëndim janë të gatshëm që ta pranojnë. Por mos harroni se kur perandoria ruse ishte në kulmin e saj, Polonia nuk ekzistonte si vend; Baltiku ishin një pronë e Carit; dhe Evropa Juglindore ishte një rajon i kontestuar midis Austrinë dhe Gjermaninë.

Gjatë periudhës sovjetike, vendet e Traktatit të Varshavës, pavarësisht nga rebelimet e herëpashershme, udhëhiqeshin de fakto nga Moska. Sot, Putin kërkon së paku një NATO me dy nivele, në të cilën të mos ketë më forca aleate të vendosura në territorin e ish-vendeve anëtare të Traktatit të Varshavës.

Negociatat e pashmangshme mbi këtë dhe elementë të tjerë të një “arkitekture” të re të sigurisë evropiane, do të kryheshin me forcat ruse të vendosura përgjatë kufijve lindorë të NATO-s, dhe kësisoj në mesin e një pasigurie reale në lidhje me aftësinë e NATO-s për t’i rezistuar kërkesave të Putinit.

Për më tepër, kjo ndodh në një moment kur Kina po kërcënon të prishë ekuilibrin strategjik në Azinë Lindore, ndoshta me një sulm të një lloji të ngjashëm kundër Tajvanit. Nga pikëpamja strategjike, Tajvani mund të jetë ose një pengesë e madhe për hegjemoninë rajonale kineze, siç është tani; ose mund të jetë hapi i parë i madh drejt dominimit ushtarak kinez në Azinë Lindore dhe Paqësorin Perëndimor.

 rast se Pekini do t’i detyronte tajvanezët ta pranonin sovranitetin kinez, pjesa tjetër e Azisë do të tmerrohej dhe do të kërkonte ndihmë nga Shtetet e Bashkuara. Këto sfida strategjike të njëkohshme në dy teatro të largët të kujtojnë vitet 1930, kur Gjermania dhe Japonia synuan të përmbysnin rendin ekzistues në rajonet e tyre përkatëse.

Ato nuk ishin asnjëherë aleate të vërteta, nuk i zinin besë njëra-tjetrës, dhe nuk i koordinuan drejtpërdrejt strategjitë e tyre. E megjithatë, secila përfitoi nga veprimet e tjetrës. Përparimet e Gjermanisë në Evropë i inkurajuan japonezët të ndërmerrnin rreziqe më të mëdha në Azinë Lindore. Përparimet e Japonisë e nxitën Adolf Hitlerit  besonte se Shtetet e Bashkuara nuk do të rrezikonin të hynin një konflikt me dy fronte.

Sot, për Xi Jinping duket se është e qartë se Shtetet e Bashkuara i kanë të zëna duart në Evropë. Sido që të kenë qenë llogaritë tij përpara pushtimit rus të Ukrainës, ai mund të arrijë në përfundimin se janë rritur shanset e tij për të arritur diçka, qoftë në Tajvan apo në Detin e Kinës Jugore.

Kohë më parë, strategjia amerikane e mbrojtjes ishte e ndërtuar mbi mundësinë e një konflikti të tillë me dy fronte. Por që nga fillimi i viteve 1990, Shtetet e Bashkuara e kanë çmontuar gradualisht atë strategji. Doktrina e dy luftërave u zbeh dhe më pas u braktis zyrtarisht në dokumentin strategjik të mbrojtjes të vitit 2012 .

Nëse kjo prirje do të ndryshojë tani dhe do të kemi rritje të shpenzimeve në mbrojtjekjo mbetet për t’u parë. Por është koha të nisim të imagjinojmë një botë ku Rusia kontrollon efektivisht pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Kina kontrollon pjesën më të madhe të Azisë Lindore dhe Paqësorit Perëndimor. Amerikanët dhe aleatët e tyre demokratikë në Evropë dhe Azi, do të duhet të vendosin përsëri nëse kjo botë është apo jo e tolerueshme për ta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vijon shtimi i trupave ushtarake ruse pranë kufirit Ukrainas

A po përgatitet Rusia për luftë me Ukrainën?

BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?