MENU
klinika

FSHSH organizatore

Si asnjëherë, Shqipëria pret Kampionatin e Shahut!

21.02.2022 - 13:54

Për herë të parë, Kampionati Europian i Klubeve të Shahut për vitin 2023, do të zhvillohet në Shqipëri, nga 30 shtatori e deri më 30 tetor, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ky ishte një nga vendimet e marra nga mbledhja e Bordit të ECU (European Chess Union), që u zhvillua në datat 4 dhe 5 shkurt.

Në mbledhjen në Selanik, Greqi, ndër të tjera, u vendos që eventi i rëndësishëm sportiv, të zhvillohet nën organizimin e Federatës Shqiptare të Shahut, që e fitoi këtë të drejtë pas një gare konkurruese.

Kampionati Europian i Klubeve, do të organizohet në ambientet e “Grand Blue Fafa Resort”, në Durrës, në fund të muajit shtator-në fillim të muajit tetor, në 2023.

Pjesë e këtij organizimi ku garojnë klubet kampione të çdo shteti, do të jenë rreth 400 persona, shahistë nga Evropa, emra të njohur e të afirmuar në të gjithë botën.

Ky nuk është i vetmi event i rëndësishëm sa i përket shahut në vend në 2023, pasi Federatës i është dhënë po ashtu e drejta e organizimit të Kampionatit Europian të Shkollave që do të organizohet në muajin prill, duke paraprirë kështu Kampionatin  Europian të Klubeve.

/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!