MENU
klinika

Inteligjenca ukrainase: Miliarderët të dëmtuar nga sanksionet

“Oligarkët ruse po diskutojnë skenarët për të rrëzuar Putin nga pushteti”

23.03.2022 - 20:14

“Dyshohet se oligarkë ruse po përpiqen të krijojnë skenarë për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas inteligjencës ukrainase, oligarku Peter Avend është takuar me oligarkun Alexandër Maskevich, ndërsa mendohet se kanë shprehur shqetësimet e tyre për politikat e Putin dhe në këtë mënyrë synojnë largimin e presidentit rus.

Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi se një njoftim për shtyp është bërë nga shërbimi për shtyp i Drejtorisë kryesore të spiunazhit të Ministrisë së Mbrojtjes, ku është njoftuar takimi i oligarkëve, shkruan BalkanWeb.

Ndërkohë Aven ka theksuar se oligarkët rusë janë jashtëzakonisht të mërzitur nga politika e Putinit.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe disa biznesmenëve për shkak të luftës në Ukrainë kanë dëmtuar rëndë asetet e miliarderëve rusë.

“Kompanitë e mëdha ruse janë tashmë të gatshme të ndërmarrin hapa radikalë. Disa oligarkë po diskutojnë madje edhe largimin fizik të Putinit”, thanë burimet e inteligjencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A gëzojnë multi-miliarderët amerikanë më pak ndikim politik

Project Syndicate: Pse të ndalemi te oligarkët rusë?


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!