04.04.2022 - 10:25
Gjermania është përfshirë nga një rritje e paprecedentë e çmimeve të ushqimeve si pasojë e krizës së prodhimit dhe furnizimit që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Mediat gjermane po raportojnë mbi një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve bazike.
Kështu, raportohet se kastravecat janë rritur në treg me 30.3 %, vaji i lulediellit me 28.9 %. Më tej, domatja është rritur me 27%, mielli i thekrës me 22.5 % dhe frutat e thata me 20.5%.
Gjalpi sot shitet me një çmim plus 20.4, ndërsa Margarina me një çmim +17.6 % Çmimi i vezëve ka pësuar një rritje me + 16.3 %, sallata marule +17.1% dhe perimet e konservuara +18.7%.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Paralajmërohet rritje çmimesh për këtë vit
“Stoku i pashitur”/ Prodhimi vendas i alkoolit pësoi rënie
Konflikti në Ukrainë
Aksionet bien, çmimet e naftës dhe gazit rriten
The Economist: Ekzistojnë dy rreziqe