MENU
klinika

Ylli Pata

Përse sulmohet sërish Lulzim Basha, edhe pas dorëheqjes?!

04.04.2022 - 16:51

Sulmi që Sali Berisha i bëri Lulzim Bashës, me diversionin se ai kërkon të bëhet President i Republikës në mënyrë të fshehtë, duket qartë se është një lajm i rremë.

Pasi së pari do të duhej që të kishte një indicie, një e dhënë, apo edhe ndonjë deklaratë, që më pas të krijohet një reagim mbi të.

Por deri tani, Lulzim Basha ka folur vetëm një herë, dhe atë deklaratë në Parlamentin shqiptar, ishte një mesazh që i shkonte logjikës së bashkimit të dy fraksioneve sesa përplasjeve.

Basha tha që dha dorëhqjen për të dhënë një mundësi që gjakrat të bien, sharjet të ndalen, sulmet të pushohen, e të nisë një process politik, ku ai është pjesë por jo më një drejtues që lëviz gurët.

Megjithatë, pas Berishës, sulmet ndaj Lulzim Bashës vijuan edhe nga Grida Duma dhe Ervin Saljani, njerëz deri dje të afërt me ish-kreun e PD-së por që më pas kërkuan me forcë largimin e tij.

Basha u largua, por duke mbajtur një qëndrim aktiv jo në udhëheqjen e PD-së, por duke takuar njerëz dhe bazën e Partisë Demokratike.

E pikërisht pas kësaj, ai po sulmohet fort, duke shpikur edhe një fabul pa logjikë për zgjedhjen e tij President.

Në Kushtetutën aktuale, një President nuk mundet që të jetë lojtar politik, edhe po e bëri do të dështojë sicc ndodhi me Ilir Metën. i cili e la partinë e tij kur u zgjodh kryetar shteti me 19 deputetë dhe po e gjen vetëm me 4 të tillë.

Fabula e Bashës-President, kur e sheh nga larg nuk se është ndonjë gjëmë e madhe. Pasi një njeri nga opozita, apo ambjenti opozitar nuk është aspak keq në krye të shtetit, madje i bën mirë shoqërisë.

Por e gjithë kjo zallamahi po ndodh se fitorja e Berishës me 6 mars as nuk u bë për bashkim, as këtij të fundit nuk i intereson bashkimit.

E kjo shikohet qartë në incidentin e 2 prillit në Shkodër. Bashkia së bashku me disa nga drejtuesit e shoqatave, organizuan ceremoninë e homazheve në monumentin e 4 dëshmorëve të 2 prillit 1001, por nuk kanë ftuar në event kreun e Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli, i cili është njëkohësisht edhe themelues i Partisë Demokratike të Shkodrës, edhe pjesëmarrës në demonstratat e 2 prillit.

Në një deklaratë të dhënë për televizionet lokale të Shkodrës, Amuli e quajti këtë anashkalim të tij, si shenjë e qartë kundër pajtimit dhe bashkimit në PD.

Ndërkaq, deputetët e Shkodrës, që ishin prezent në ceremoni, në vend që të ndërhynin, kanë mbajtur një qendrim amorf, sicc edhe po ndodh në grupin parlamentar. Pasi ata presin se kush do të fitojë në përplasjen finale.

Ndërkaq, Lulzim Basha, pikërisht pas incidentit të djeshëm ka qenë sot në Shkodër, ku është pritur nga kreu i PD-së, Xhevdet Amuli dhe kandidati për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Pak ditë më parë, Basha ishte edhe në Malësi të Madhe ku është takuar me strutkurat e PD-së. Sicc bëjnë të ditur drejtues të degëve që kanë marrë pjesë, mesazhi i Bashës ka qenë pikërisht mbajtja afër e të gjithë asaj pjese të Partisë Demokratike që votoi për kandidatët e saj më 6 mars. Si rregull, këtë tur të Bashës do të duhej ta bëjë deputetët që e kërkuan kohën e kryetarit si ilacc për bashkimin e partisë, por ndërkohë propozuan bashkimin me Komisionin e Rithemelimit apo Foltoren, e në fund patën pasojë shturjen e foltores dhe vënin nën urdhrat e Berishës.

Sicc po shikohet në zhvillimet e fundit, strukturat e PD-së në bazë nuk janë “pushtuar” si selia blu në qendër, por atje panorama është krejt ndryshe. Por sulmi ndaj Bashës, që është larguar zyrtarisht nga drejtimi i partisë është absurd, deputetët duhet ta ndajnë nëse janë me axhendën e Sali Berishës, që kërkon komandimin apo në një shkrirje që e palëve pas Sali Berishën.

Përjashtimi i PD-së nga procesi i konsultave për Presidentin e ri, apo përjashtimi nga reforma territorial, ajo në drejtësi e reforma zgjedhore, që kanë nisur kur Basha ishte kryetar, veccse do rikthejnë partinë në situatën para 2019-s, e që ishte arsyeja kryesore e humbjes më 21 prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!