MENU
klinika

Pushtimi rus

Përsëritet masakra e Buchas në Mariupol, dalin pamjet e civilëve të vrarë në rrugë

23.04.2022 - 10:15

Pamjet të tmerrshme janë publikuar nga qyteti i Mariupolit në Ukrainë që tregojnë trupat e më shumë se 20 civilëve të shtrirë përgjatë një rruge kryesore.

Videot të postuara në mediat sociale ditët e fundit, vijnë pasi Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se po hetojnë qindra akuza për vrasjen e civilëve gjatë pushtimit të Ukrainës.

Qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë skena e luftimeve intensive për javë të tëra mes forcave ruse dhe ukrainase.

Videot janë filmuar të gjitha pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Ilyich në Mariupolin verior, BBC ka konfirmuar vendndodhjet. Trupat janë shtrirë përgjatë Avenue Boika, e cila është pranë uzinës.

BBC ka përputhur ndërtesat, shenjat rrugore, stacionet e autobusëve dhe të dhëna të tjera vizuale që shihen në video, me imazhet satelitore të rrugës.

Kush i ka filmuar videot?

Njëra është filmuar nga Patrick Lancaster,  ish-veteran i zbulimit të marinës amerikane, i cili ka postuar video nga zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore në llogaritë e tij sociale që nga viti 2014.

Lancaster është shfaqur shpesh si i ftuar në televizionin shtetëror rus, si dhe në uebsajtin konspirativ amerikan InfoWars. Një tjetër video është filmuar nga gazetari italian Vittorio Nicola Rangeloni. Rangeloni, i cili jeton në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, filloi të postonte video nga Mariupol në fund të marsit.

Videoja e tretë dhe e katërt u ngarkuan nga agjencia ruse ANNA News dhe kanali Telegram pro-Kremlinit, Signal. BBC News iu drejtua Lancaster dhe Rangeloni për koment, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë se masakra në Bucha është përsëritur në Mariupol. Disa ditë më parë pamjet e 20 civilëve të vrarë dhe të shtrirë rrugëve tronditë botën. Perëndimi akuzoi Rusinë për krime lufte, ndërsa kanë nisur hetimet.

Sakaq, Mariupoli është një ndër qytetet më të goditura nga luftime, pasi ka qenë objektivi i Moskës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka shprehur frikën për mijëra të vdekur në qytetin e rrethuar prej javësh nga rusët.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!