Seriali vizatimor i planifikuar për fëmijë i Meghan Markle sapo mori një refuzim nga Netflix. Netflix hoqi dorë nga seriali i animuar i Meghan dhe arsyeja duket se është shkurtimi i buxhetit mes rënies së numrit të abonentëve, sipas ‘Deadline’. Seriali supozohej të ishte rreth një vajze 12-vjeçare “në një udhëtim të zbulimit të vetvetes” të frymëzuar nga trashëgimia e grave të famshme nga historia.
Seriali po krijohej përmes “Archewell Productions” të Markle dhe Princ Harry, ndërsa producenti ekzekutiv ishte bashkëshorti i Elton John, David Furnish. Disa seri të tjera të animuara të planifikuara në Netflix gjithashtu u anuluan, duke pasur parasysh problemet me të ardhurat të gjigantit të transmetimit.
Kompania ka humbur gati gjysmën e vlerës së saj që nga paralajmërimi në janar se numri i abonentëve të saj po binte ndjeshëm. Rënia erdhi pjesërisht nga vendimi i Netflix-it për t’u tërhequr nga Rusia në shenjë proteste kundër luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Kjo rezultoi në humbjen e 700,000 abonentëve. Netflix parashikoi një humbje prej dy milionë abonentësh të tjerë në tremujorin aktual prill-qershor.
Ndërkaq, Princi Harry dhe Meghan Markle nga ana tjetër kanë nënvlerësuar plotësisht idenë e mënyrës se si do të ishte jeta jashtë familjes mbretërore. Çifti u largua nga familja mbretërore më shumë se dy vjet më parë për të jetuar një jetë të re financiarisht të pavarur në Kaliforni me fëmijët e tyre.