MENU
klinika

Ja çfarë i thotë!

Nuk u ftua në dasmë, reagon e ëma e Britney Spears

12.06.2022 - 11:34

Nëna e Britney Spears e uroi yllin e popit për martesën e saj me Sam Asghari, pavarësisht se nuk mori një ftesë për të shkuar në ceremoni.

“Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur!” komenoi Lynne Spears në postimin e Britney në Instagram ku shfaqeshin katër foto nga ceremonia në shtëpinë e nuses në Thousand Oaks, Kaliforni.

“Dasma juaj është dasma e ‘Ëndrrave’! Dhe ta oganizosh atë në shtëpinë tënde e bën kaq sentimentale dhe të veçantë!” shtoi Lynne. “Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”

Britney nuk e ftoi Lynne dhe as babanë e saj, Jamie Spears, në dasmën e saj të enjten pas mosmarrëveshjes së tyre për konservatorin e saj të diskutueshëm, i cili u ndërpre në nëntor 2021 pas gati 14 vjetësh.

As motra e këngëtares Jamie Lynn Spears, nuk ishte në listën e të ftuarve, edhe pse vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se arriti të marrë një ftesë. Megjithatë, Bryan nuk u shfaq në ceremoni.

Asghari, ndërkohë, kishte disa anëtarë të familjes pranë për ta parë duke shkëmbyer betimet me Britney-n, duke përfshirë tre motrat e tij.

Të famshëm si Madonna, Paris Hilton dhe Donatella Versace, të cilat stiluan fustanin e nusërisë së Britney, ishin mes të pranishmëve.

Britney dhe Asghari, filluan të takoheshin në fund të vitit 2016, pasi u takuan në xhirimet e videoklipit të saj “Slumber Party”. Ata u fejuan në shtator 2021.

Ashtu si gruaja e tij tani, Asghari ka qenë tepër kritik ndaj familjes së Spears në vitet e fundit, sidomos Jamie në shkurt 2021 për “përpjekje për të kontrolluar” jetën e Britney ndërsa ajo ishte në konservator.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet nga dasma e tyre përrallore!

Britney Spears dhe Sam Asghari, zyrtarisht të martuar