MENU
klinika

Mesazhet e SHBA dhe BE

‘Open Balkan’ sot në Ohër. Marrëveshjet që firmosen

08.06.2022 - 07:57
  • Samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili mbahet në Ohër, nisi mbrëmë me një darkë pune mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata do të marrin pjesë në samitin e sotëm të nismës Ballkani i Hapur. Për dy ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës i “Open Balkan”, ku të pranishëm do të jenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaèevski.

Kësaj here, veç tri shteteve themeluese, Serbisë, Shqipërisë e MV, marrin pjesë edhe dy shtetet që e kanë refuzuar deri më tani iniciativën, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Sipas axhendës mësohet se Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës do të jetë i pranishëm me një video-mesazh. Kurse Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mbërriti që dje në Ohër.

Nga Presidenca e Serbisë kanë njoftuar se Presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, do të takohet edhe me Kryeministrin Abazoviç dhe Tegeltijn. E vetmja që ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e kësaj tryeze rajonale të Ballkanit Perëndimor është Kosova. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së bërë nga homologu i MV Dimitar Kovaçevski. Axhenda e Samitit filloi dje pasdite, teksa sot zhvillohet tryeza e takimeve, që nis në orën 10:00.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të japin nga një mesazh online. Në orën 13:35 është parashikuar edhe konferenca e përbashkët e tre kryeministrave. Në orën 15:35 zhvillohet dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z. Branko Azeski, në 100-vjetorin e dhomës së tyre. Nisma do të mbyllet me një eksplorim me varkë të burimeve të liqenit të Ohrit.

Mediat publikuan dje pamjet e mbërritjes së tyre në vendin ku sot pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjes. Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, mbërritur në Ohër me makinë, ai i Malit të Zi me helikopter, ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka udhëtuar me charter.

Më herët ishte Rama ai që ndau foto nga Ohri me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi. Përveç diskutimeve, do të nënshkruhen edhe 4 marrëveshje si pjesë e bashkëpunimit 3- palësh, ku më e rëndësishmja dhe e premtuar në takimin e fundit në Tiranë ishte heqja e barrierave tarifore për disa nga produktet e eksportit dhe importit mes tri vendeve.

Rama, Vuçiç dhe Kovaçeski do të firmosin edhe tri marrëveshjet e tjera lidhen me njohjen e ndërsjellë të diplomave të studentëve, si dhe bashkëpunim në sektorët e turizmit dhe atë të kulturës. Në asnjërën prej katër dokumenteve të planifikuara, nuk përmendet zgjerimi, por u drejtohet ftesa shteteve tjera të interesuara të bashkëpunojnë në të ardhmen.

AXHENDA

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla “Biljana”,
hotel “Metropol”)
10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla “Biljana”)
11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin
ndërkombëtar
12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla “Biljana”)
12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve
13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve
14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit
15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë
15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e
Ballkanit të Hapur për Kryeministrin Kovaçevski, Presidentin
Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga
kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.
Branko Azeski, në 100-vjetorin e dhomës së tyre

CEREMONIA E NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJEVE

Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor
në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave
shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë
dhe të tjera institucione të autorizuara
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e
turizmit në Ballkani Perëndimor
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në
Ballkanin Perëndimor
Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Open Balkan” mblidhet në Ohër

Tri shtete bashkë kundër evazionit fiskal në rajon!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!