“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Çfarë duhet të hajë një grua shtatzënë gjatë verës?
Mjeku: Ushqimi i një gruaje shtatzënë gjatë muajve shtatzënë së pari si çdo personi tjetër duhet të ketë sa më shumë lëngje të pranishme në regjimin e vetë ushqimor. Lëngje që duhet të jenë të shoqëruar nga mëngjesi deri në faktin e fundit që është darka. Lëngu kryesor është padyshim uji, por lëngje të tjera që mund të marrim janë në formën e suprave, pra ushqimet të jenë të lëngshme, jo të thata. Pra, në formën e smoothie, nuk rekomandojmë shumë lëngjet e frutave te gratë shtatzëna, por edhe në personat e tjerë, pasi ne kemi thënë që nqf se marrim vetëm lëngjet e frutave, në fakt i marim vetëm ujin dhe fruktozën që përmbajnë frutat, por nuk i marrim fribat dhe vitaminat, të cilat i lëmë te ana tjetër e shtrydhëses. Pra, frutat duhet t’i marrim në formën e tyre të plotë ose në formën e smoothie.
Ne në shtatzëni priremi sa më shumë të kemi një regjim ushqimor me sa më shumë fibra, por gjatë shtatzënisë një nga fenomet më të shpeshta është kapsllëku, sidomos në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Për ta bërë këtë më lehtë, ushqimi duhet të ketë sa më shumë fibra, por nga ana tjetër kemi thënë gjithmonë që në shtatzëni kemi një rrisk të madh nqf përdorim ushqime të kontaminuara apo jo të dezifektuara korrekt nga ato që janë sëmundje parazitare, bakteriale apo virale
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.