27.07.2022 - 11:17
“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë mund të bëni për të parandaluar puçrrat e vapës?
Mjeku:
- Në stinën e nxehtë visheni fëmijën lehtë, vetëm me veshje të lehta pambuku.
- Zbulojeni fëmijën nga mbulesat e rënda e të trasha në shtrat,
- Bëjini banjë me ujë të vakët.
- Nëse ka puçrra mos e fshini fort pas larjes, por thajeni lehtësisht lëkurën me peshqir
Kur të thahet lëkura, mund të vini një krem hidratues për fëmijë. - Mbajeni në hije, jo në rrezet direkte të diellit.
- Këshillohuni me mjekun nëse skuqja si prush nuk zhduket brenda 12 orëve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Parashikimi i motit për verën 2022
A do të jetë i nxehti më i madh që keni parë ndonjëherë?
Përveç energjisë