MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kur ndodh refluksi gastrik?

30.07.2022 - 11:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur ndodh refluksi gastrik?

Mjeku: Refluksi gastroefagal ndodh në persona mbipeshë apo obezë. Ndodhin në persona që janë fumatorë, konsumatorë të duhanit për shumë gjatë, te ata që nuk arrijnë ta menaxhojnë stresin psikologjik, kanë episode shumë të shpeshta të stresit që ndikon te stomaku, te persona që janë në peshë normale dhe që abuzojnë me regjimin ushqimor, me alkoolin, kanë një ditë boshe nga vaktet ushqimore dhe bëjnë një darkë shumë të madhe dhe të vonë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.