MENU
klinika

Nga Ramazan Rraja tek Endrit Dokle

Masakra e Fushë-Krujës/ Emrat në listën e Prokurorisë

20.07.2022 - 12:34

Detaje të reja nga masakra e së dielës në Fushë-Krujë. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’ deklaroi se emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Lala tha se në sajë të një shkrese që disponon News24, që mban firmën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.

Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret Fatjon Murati edhe Gentian Reçit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Endrit Dokles.

“Sipas një shkresë që disponon News24, që mban firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrahjës. Emri i tij është vendosur me kartelë në sistemin TIMS dhe në momentin që ai rezulton të hyjë apo të dalë, duhet të ndalohet. Ai dyshohet se ka dijeni për vrasjen apo të autorëve të ngjarjes. Prokuroria e Krujës, kërkon marrjen në pyetje të Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit, miqve të Rrahjes. Ata janë me kartelë në sistemin TIMS. Do të duhet të japin përgjigje dhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuara para një viti, ku Brilant. Në pyetje kërkohet të merret dhe Fatjon Muratit dhe Endrit Dokles, një ish-i dënuar me burgim të përjetshëm. Dokle ai ndodhet me lirim me kusht. Ai ka lidhje krushqie me Gentian Reçin dhe Xhelal Reçin. Personat e sipërcituar rezultojnë të jenë jashtë vendit, ndaj dhe prokuroria dhe Policia ka shpallur emrat e tyre me kartelë në sistemin TIMS. Por ka pasur dhe raste kur persona janë të regjistruar se ndodhen jashtë vendit, por mund të jenë në Shqipëri. I vetmi person që mund të ketë lidhje mek ngjarje është Gentian Reçi, pasi kanë përplasje familjare me Martinajn.”, tha Lala në raportimin e saj./ bw

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri i makinave dhe ‘killerat’ e arratisur

Çfarë zbuloi policia për atentatin në Fushë Krujë


Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon!

Sa vite burg kërkon për ish-kryetarin e bashkisë Durrës

Temperatura deri në -4 gradë Celsius

Kur rikthehen rrebeshet e shiut në vend

I rrethuar me mur dhe forca të shumta policie

Vendi ku do të vendosen kontejnerët me mbetje të rrezikshme